Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

18 Maj, 19:53

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërcënoi sërish Maqedoninë e Veriut, se do të pengojë anëtarësimin në BE, në rast se qeveria e re do të vazhdojë ta quajë vendin Maqedoni. Ai tha se fqinji verior duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës e cila është e qartë për çështjen e emrit.