Çështja e McGonigal ‘s’lë rehat’ as ‘Sigurinë’, Salianji: Ai ka bërë lëmsh gjithë dynjanë ne merremi me tema sporti, e ke takuar ti? Peleshi: Jo, por s’do ishte mëkat

31 Janar 2023, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2023-01-31 15:01:14

Çështja e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka trazuar edhe njëherë ujërat mes pozitë opozitës, kësaj radhe në Komisionin e Sigurisë. Edhe pse pritet një përballje ku kryeministri do japë llogari, ditën e enjte në seancë plenare, sërish përfaqësues të opozitës edhe sot patën kritika sa i takon kësaj çështjeje të cilën e gjykojnë si shumë sensitive.