Çështja e urës mbi lumin Ibër, Kurti për VOA: As nuk do t’i befasojmë aleatët, por as nuk do të zvarritet pafundësisht

19 Gusht, 21:21 | Përditesimi i fundit: 2024-08-19 21:23:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago e që është i ftuar si kryeministër dhe si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.