Çështja Gërdeci, mbërrijnë në SPAK denoncuesit e Mediut, Zamira dhe Feruzan Durda! Humbën fëmijën 7 –vjeç në tragjedi

11 Janar 2023, 14:33

Në SPAK kanë mbërritur para pak minutave Zamira dhe Feruzan Durda, burrë e grua që humbën djalin e tyre 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se ata janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu.