‘Gërdeci’/ Galdini: Na surprizoi Shkëlzeni për kontaktet me ‘armikun’ e PD-së! Kthupi: Pas dëshmisë së tij, do zgjerohet rrethi i të pandehurve

27 Dhjetor 2023, 23:03 | Përditesimi i fundit: 2023-12-27 23:04:40

Gjatë diskutimit të dëshmisë së Shkëlzen Berishës për Gëdecin, të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, e konsideruan këtë si një tradhëti befasuese pasi gjatë kohës që Berisha kishte qenë në krye të PD Delijorgji ka qenë një prej biznesmenëve më të sulmuar.