Çfarë janë dronët ‘Bayraktar’ që bleu sot Shqipëria, të pajisur me 4 raketa dhe mund të fluturojnë deri në 150 km! Gjithçka duhet të dini

20 Dhjetor 2022, 19:44 | Përditesimi i fundit: 2022-12-20 21:15:40

Shqipëria firmosi sot marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia. Vendi ynë do të marrë 3 dronë të armatosur fillimisht, ndërsa flota do të plotësohet vitin 2023. Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.