Konflikti Izrael-Palestinë, çfarë po ndodh? Flet gazetarja e Report TV Suada Mehmetaj

13 Maj 2021, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2021-05-13 14:13:02

TIRANË- Prej vitesh konflikti në Izrael dhe Palestinë nuk kishte qënë në këtë fazë, por tensioni ka qenë gjithmonë atje. Historia mund të shkojë në dekada dhe mijëvjeçarë më parë, por ky shpërthim I ka rrënjët në shpërthim në vite të gjata të mosbesimit dhe zemërimit.

Edhe pse shkaku i tij kësaj here, është vetëm disa ditë më parë. Pikërisht e Premtja e fundit e Ramazanit. 70,000 adhurues palestinezë, ishin mbledhur në vendin më të shenjtë për myslimanët në Xhaminë Al-Aqsa të Jeruzalemit. Tensionet ishin të larta lidhur me kufizimet e vendosura nga zyrtarët izraelitë ndaj palestinezëve që përpiqen të vizitonin vendin e shenjtë gjatë Ramazanit dhe pas kërcënimit për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin lindor.Një numër i madh i policisë izraelite u vendos në zonë dhe video të shumta nga vendi I ngjarjes tregojnë palestinezët të hedhin karrige, këpucë dhe gurë në drejtim të policisë  ndërsa policia qëllon me plumba gome, gaz lotsjellës. Të paktën 205 palestinezë u plagosën, me më shumë se 85 të shtruar në spitale. Rreth 17 oficerë izraelitë u plagosën dhe gjashtë kërkojnë trajtim mjekësor.