Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Rama: Policia e ka që sot një përgjigje por shumë shpejt do e kemi me prova

17 Shtator 2022, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2022-09-17 15:19:42

Policia e Shtetit duket se është drejt zgjidhjes shumë shpejt të çështjes së fatit të Ervis Martinajt, i cili prej javësh është zhdukur dhe ende nuk dihet se çfarë ka nodhur me të ndërkohë që shumë dyshime ka se edhe mund të jetë vrarë. Ka qenë Kryeministri Rama i cili tha sot se policia e ka një përgjigje dhe shumë shpejt do ta bëjë publike të mbështetur me prova.