Chollet: Serbia të këpusë fijet me Moskën, pengon integrimin! Kosova të nisë asosacionin

13 Janar 2023, 16:11

Çuarja përpara e planit franko-gjerman për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, shkëputja e Beogradit nga ndikimi rus dhe nisja e Asosacionit për Prishtinën, pa sjellë një Republika Srpska 2 në Ballkan, ishin mesazhet e diplomatit të lartë amerikan Derek Chollet pas takimeve të tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë.