Mirush Kabashi përkujtohet në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta në një aktivitet në Sallën e Universitetit të Arteve, më 5 dhjetor në orën 19:00. Pjesë e mbrëmjes do të jenë një ekspozitë fotografike, një libër dhe një dokumentar për nder të figurës së aktorit.
“Nga pafajësia në pafajësi”, një performancë që ndërthur baletin kontemporan dhe teatrin, vjen në ekranin e madh të qendrës së artit Agimi, në 5 dhe 6 dhjetor, në orën 19:30.
“Daja Vanja” është shfaqja nga Teatri Shqiptar i Shkupit, që do të vijë për publikun në Tiranë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës mbrëmjen e 5 dhjetorit në orën 20:00.