Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë

28 Mars 2025, 12:05 | Përditesimi: 28 Mars 2025, 12:05

Një çift irlandez është paraqitur mbrëmë në policinë e Shkodrës, ku ka dorëzuar 41 mijë e 400 euro. Ata kanë deklaruar se i kanë gjetur në Durrës, ndërsa veprimet po i kryen drejtoria e policisë së qytetit

I.M/Shqiptarja.com