Akrobaci mahnitëse, iluzionistë që zhysin publikun në një botë misteri me truke të pabesueshme apo klounë që sollën buzëqeshje dhe hare. Kjo ishte ajo çfarë ofroi Cirk Marina Orfei, emri legjendar i cirkut italian, me një traditë mbi 50-vjeçare, mbrëmjen e kësaj të hëne në “Specatapolis” te stadium “Selman Stërmasi” në Tiranë, në një shfaqje të magjishme, që bëri bashkë një publik të shumtë në numër e të çdo moshe!
Për Sandra Orfei, trashëgimtare e familjes së njohur të artistëve të Cirkut Orfei, ky i fundit është shtëpia e saj, ndërkohë, ajo vlerëson faktin që për herë të parë ndodhet për një shfaqje në Shqipëri.