Në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës nga opozita, u sulmua edhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e aluduar si “të dashurën” e kryeministrit Edi Rama apo se “merr çantat me lekë”.
Këto akuza dhe madje të shoqëruara me kërcënime për “komunistët”, i ka bërë Adriana Kalaja, në përmbyllje të protestës, në fjalën që mbajti para atij “grushti me mbështetës”. Ajo sulmoi edhe të dërguarën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, duke e etiketuar si “shoqja Laja”.
Përfaqësuesja e strukturave drejtuese të PD-së, tha se kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies. Gjithashtu lëshoi akuza edhe ndaj ish-ambasadorëve, teksa e përmbylli me një paralajmërim për "t'jua treguar vendin".