‘Çmenduri’ në Rrugën e Kombit, radari kap makinën me 250 km/h! Policia vendos 140 gjoba brenda 24 orëve

23 Prill 2025, 15:25 | Përditesimi: 23 Prill 2025, 15:25

140 gjoba janë vendosur gjatë 24 orëve të fundit në Rrugën e Kombit. Radarët kanë kapur automjetet, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, deri në 250 kilometra në orë. Pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë të Kosovës, tha efektivi për 'Report TV'

I.M/Shqiptarja.com