Çmimet e larta në bregdet, Rama: Nuk duhet t'u biem me top meqë u hap nami i Shqipërisë si konkurrent i fortë! Kush vë çmime jashtë logjike, i paguan vetë

14 Korrik 2022, 20:31

Kryeministri Edi Rama ka folur për çmimet e larta në zonat bregdetare gjatë këtij sezoni veror duke thënë se do të analizohet çdo gjë në fund. Paralajmërimi i tij është që nëse vendosen çmime jashtë logjike, do të paguajnë vetë dëmet dhe asgjë nuk do e marrë përsipër shteti. Rama theksoi se Shqipëria është konkurrent i fortë për bukuritë natyrore, por nuk duhet të jetë faktor për të abuzuar me çmimet.

 

    No videos found.