Çmimet ngadalësojnë tregtinë e mallrave në qershor, INSTAT: Eksportet e importet në rritjen më të ulët prej 2021

18 Korrik 2022, 16:35

Në muajin qershor tregtia e mallrave ka shfaqur shenja ngadalësimi, duke reflektuar rënie të kërkesës për konsum si pasojë e rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet dhe importet në muajin qershor kanë regjistruar rritjen më të ulët që prej prillit të vitit të kaluar.