Çmontohen 38 kamera të tjera në 3 lagje të Shkodrës, përdoreshin nga grupet kriminale për të spiunuar lëvizjet e rivalëve dhe policisë

25 Janar 2023, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2023-01-25 18:47:52

38 kamera të tjera sigurie janë çmontuar nga forcat blu pasi dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Kamerat ishin vendosur në zona shumë të frekuentuara, konkretisht në lagjet "Guerrile", "Salo Halili" dhe "Kongresi i Përmetit", me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.