Çollaku në Report Tv: Dje kemi zhvilluar takim me Bashën, demokratët duhet të bashkohen! Nuk do hapë parti të re politike

26 Maj 2022, 20:40

Ndonëse larg vëmendjes së publikut, Lulzim Basha ende nuk i ka ndalur përpjekjet për bashkimin e demokratëve në bazën e Partisë Demokratike. Kryetarja e njësisë numër 2 të PD-së në Tiranë, Mirlinda Çollaku tha në Report Tv se kanë zhvilluar një ditë më parë një takim me Bashën.