Çollaku në Report Tv: Vuçiç po tenton të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria duhet të bëjë më shumë, të dalë urgjent nga Open Balkan

28 Dhjetor 2022, 15:10

Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa prej 19 ditësh serbët kanë vendosur barrikadat. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku komentoi në Report Tv tensionet në veri, ndërsa tha se ky është plani i vjetër i Vuçiç, i cili në bashkëpunim me grupet kriminale do tentojë që të marrë veriun e Kosovës.