COVID 'mbërthen' Europën, debati në Report Tv/ Mjekët Kapxhiu e Dasho: Të pavaksinuarit të izolohen nga jeta sociale! Alimehmeti: 'Green Pass' s'ndikon në uljen e rasteve

18 Nëntor 2021, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2021-11-18 16:45:25

Një valë e re infektimesh nga COVID ka mbërthyer Europën duke rritur numrin e qytetarëve të prekur nga COVID. Mjeku Erion Dasho i cili ndodhet në Gjermani dhe mjeku Genc Kapxhiu, i cili jeton në Itali, thanë për Report Tv, se rritja e infektimeve vjen për shkak të qytetarëve nga qytetarët e pavaksinuar. Të një mendimi mjekët bënë apel për vaksinim pasi kjo është e vetmja armë ndaj këtij virusi dhe në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infektimeve