COVID/ Ministria e Shëndetësisë kërkesë ministrit italian: Rishikoni kufizimet e udhëtimeve për shqiptarët

12 Nëntor 2021, 14:55

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ia ka kërkuar ministrit italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza-s rishikimin e kufizimit të udhëtimeve për shqiptarët.

Italia mbylli kufijtë me shqiptarët, duke lejuar vetëm ato për arsye pune apo shëndetësore, ndërsa Manastiliu argumentoi kërkesën e saj duke u shprehur se ka një përmirësim të situatës epidemiologjike në vend, në krahasim me disa javë më parë.