COVID-19, konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në Shqipëri, BA1 dhe BA2 flet mjeku Dasho

5 Prill 2022, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2022-04-05 14:30:52

Ditën e sotme u konfirmuan varianteve të Omicron BA1 dhe BA2 në vendin tonë, të cilat kanë në transmetueshmëri më të lartë se Omicron. Mjeku Erion Dasho tha dy variantet e reja prekin edhe personat të cilët kanë krijuar një imunitet të krijuar si nga vaksina edhe nga kalimi i infeksionit COVID-19, ndërsa shtoi se në Shqipëri varianti BA2 do të jetë më dominues.

"Variantet mund të prekin edhe ata që kanë krijuar imunitet nga COVID apo nga vaksina. BA1 dhe BA2 kanë transmetueshmëri më të lartë se Omicron dhe situata do të jenë nën kontroll, personat e vaksinuar kalojën në formë të lehtë të sëmundjen. Varianti BA2 do jetë më shumë dominues në Shqipëri Personat që e kanë kaluar po preken nga variantet e reja dhe e vetmja armë që kemi është vaksinimi dhe doza rikujtuese, ku në Gjermani ka nisur aplikimi i dozës së 4 të vaksinës anti-COVID", tha Dasho.