COVID-19 në Durrës/ 6 viktima për dy javë, 15 të shtuar në spital! Të infektuarit të pavaksinuar, të rinjtë: Jo vaksinim me detyrim

16 Nëntor 2021, 16:45

Durrësi është ndër qytetet më të prekura nga pandemia e Covid-19, por vala e katërt ende e pandemisë ende nuk ka mbërritur. Kështu shprehet drejtoresha e Njësisë Vendore të kujdesit shëndetësor Durrës, Aurora Hyka.

"Aktualisht jemi në situatë lehtësisht të menaxhueshme, sepse ka pasur muaj kur Durrësi shkonte në 800 raste ditore, ndërsa aktualisht kemi 370 raste aktive ditore, ndërsa 15 janë të hospitalizuar në spitalin infektiv", tha Hyka.