COVID-19/ Nis sot vaksinimi me dozën e tretë të personave mbi 60-vjeç! Ftohen për vaksinim edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeçarët me sëmundje kronike

1 Nëntor 2021, 11:54

Ka nisur sot aplikimi i dozave të treta të vaksinës së koronavirusit për personat mbi 60-vjeç, për të ofruar një mbrojtje më të plotë ndaj virusit të rrezikshëm. Vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe alternime.

Po ashtu, nga sot, ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve.