Dalin në protestë banorët e lagjes ‘Besëlidhja’ në Hot të ri: Do bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk rregullohet rruga

1 Prill, 13:19

Banorët e lagjes 'Besëlidhja' në Hot të Ri në Shkodër ditën e sotme kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe për problemet me energjine elektrike.

Ata kanë shprehur shqetësimin se prej kohësh mbetet mungesa e ndriçimit rrugor. Banorët, mes të cilëve edhe një person me aftësi të kufizuara tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë në rrugën me gropa e ujë.

Ata kanë thënë se rruga e tyre nëse nuk rikonstruktohet deri më 11 maj banorët e Hotit të Ri e do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.