I pyetur për dallimin e tij nga opozita e PD-së dhe PL-së, Adriatik Lapaj shprehet në Studio Live për Arbër Hitajn se dallimet janë si nata me ditën.
Ai përdori krahasim kur tha se opozita vjen një herë të qëllon me pëllëmbë dhe pastaj të thotë nuk e bëj më, pastaj të godet në grush apo shkelm dhe të thotë më fal.
Lapaj shton se ata janë konsumuar në pushtet 34 vite duke lënë spitalet pa ilaçe, prandaj nuk ka asnjë krahasim me ta.
'Nata me ditën. Duhej të çohesha të godisja me pëllëmbë, të vija të thashë nuk e bëj më. Pastaj të vija të qëlloja me grusht dhe të them më fal nuk e bëj më. Pastaj me grushta me shkelma të them nuk e bëj më. Si qenkemi njësoj? Këta lanë spitalet pa ilaçe. Kemi 14 vite në profesionet tona. Mund të besosh njësoj atë që të rrahu 3 herë me atë që të thotë nuk do të rrah. Çfarë tezash kanë ata? Tezat e votës së lirë i kanë ata? E kishin mundësinë në korrik. Shkuan dhe mbyllën listat më keq se ç’ishin mbyllur. Që të djegin karriget dhe të bëjnë shou. Si qenkemi njësoj? Shumë shpejt nis gjykimi në seancë plenare në GJK, ka kaluar faza e parë do i hyhet në themel.'