Debat në Kuvend/ Dhori: Nuk je në konferencë partie! Keni sjellje jo etike! Felaj: Do të marr masat për pengim seance

3 Tetor 2022, 20:24

Deputetja Ilda Dhori ka debatuar me zv.kryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj duke i thënë se ka sjellje jo etike. Felaj iu kundërpërgjigj duke i thënë që të mos e pengojë seancën ose në të kundërt do të marrë masa.

Ilda Dhori: Nuk je këtu në konferencë partie. Keni sjellje jo etike.

Ermonela Felaj: Mos pengoni seancën se do të marr të gjitha masat për cënimin e zhvillimit të seancës.