Debat në ‘Studio Live’/ Baçi: Berisha na sjell në pushtet, Kikia: U largua në 2013 si i korruptuar

22 Shkurt, 18:01 | Përditesimi i fundit: 2024-02-22 18:24:19

Në emisionin “Studio Live” në Report Tv ka pasur një diskutim mes analistit Mentor Kikia dhe deputetit të Rithemelimit Luan Baçi sa i takon mungesës së alternativës bindëse në opozitë për të fituar besimin e qytetarëve.

Kikia argumentoi se shqiptarët nuk mund të votojnë për të njëjtët persona që në 2013-ën u rrëzuan nga pushteti për korrupsion.

“Problemi nuk qëndron tek shqiptarët që nuk mbështesin opozitën por në opozitë mungon alternativa e besueshme. Ndihem i keqardhur që opozita i ofron Berishën si alternativë. Shqiptarët duan alternativë të mirë qeverisëse dhe Berisha s’mund të jetë në mënyrë absolute. Nëse PD do u shkojë qytetarëve me alternativë qeverisëse atë që u rëzua në 2013-ën për të njëjtat akuza për të cilat qytetarët do duhet të votojnë sot kundër qeverisë, atëherë nuk ka për të ardhur në pushtet”- tha Kikia.