Debate të ashpra në ‘Studio Live’/ Gazetari Saliu: Kur ke denoncuar ti zotrote njerëz nga qeveria? Valteri: O surrat, ti kushton sa 2 botoske të Kryemadhit

6 Prill 2023, 19:06

TIRANË- Debate të ashpra janë regjistruar sot në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Mes ish deputetit Halit Valteri dhe kryeredaktorit të gazetës “Standard”, Gëzim Saliu me gazetarin Arbër Hitaj. Valteri tha se ka bërë sërish kallëzim në SPAK për deputeten e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metën që i akuzon për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe çelje të llogarive anonime. Ai ka renditur 5 vepra penale për të cilat ka paditur ish Presidentin dhe bashkëshorten e tij për përfshirje në financimet ruse.