Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?

10 Nëntor 2021, 16:28 | Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 22:02

Ministrja Delina Ibrahimaj në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë tha se është parashikuar që të ardhurat e përgjithshme në vitin 2022 të jenë 536.8 miliardë lekë. Ministrja theksoi se të ardhurat do të rriten me 7.8% në krahasim me vitin 2021, ndërsa do të mblidhen nga tatimet dhe doganat vlera e 306.5 miliardë lekëve. Sakaq, Ibrahimaj foli edhe për të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, që do të jetë 1.9 miliardë lekë më shumë se ky vit.

“Të ardhurat nga TVSH janë parashikuar 161 miliardë lekë ose 9.6% më shumë se 2021. Rimëkëmbja ekonomike, rritja e volumit të importeve, lufta ndaj informaliteti dhe paketa fiskale do të rrisin të ardhurat nga TVSH-ja.

KT/Shqiptarja.com