Debate te Ekonomia/ Spaho i ndërpret fjalën deputetit socialist: Të vijë ministrja! Braçe: Ik p*rdhu! S’vjen ta shash ti

15 Nëntor 2022, 10:11

Teksa diskutojnë projektin e portit të Durrësit, pati një përplasje mes Erion Braçes dhe Edmond Spahos në Komisionin e Ekonomisë.

Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme… Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po  s’deshe ska gjë po sdeshe ska rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.

Spaho: Të vijë ministrja.

Braçe: Ik ore pirdhu. Të vijë ministrja. Për cfarë të vijë? Që ta shash ti?

Spaho: Ka përgjegjësi penale.

Braçe: Ta shash ti të vijë? Nuk vjen që ta shash ti.

Spaho: Nuk ka kurajo.

Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.

Shalsi: Nuk ka as interes.

Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti.