Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u shoqërua me debate teksa ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se falë reformës që kanë ndërmarrë në vitin 2018 dhe sistemit të ri për mbrojtjen sociale, ndihma ekonomike ju shkon atyre që kanë më shumë nevojë. Ajo bëri me dije se buxheti i vitit 2022, për të cilin janë mbledhur, do të rrisë ndihmën ekonomike ku tregoi dhe kategoritë e caktuara se si do përfitojnë.
Nga Partia Demokratike u kërkua që ministrja e Shëndetësisë të fliste me shifra konkrete, kryetarja e komisionit Albana Vokshi i kërkoi Manastirliut t'i përgjigjej pyetjes.


















