Debate te ‘Ligjet’/ Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore, deputetët e PD braktisin mbledhjen: Turp!

16 Tetor 2023, 12:22

Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate  për shkak të përjashtimit të deputetëve të opozitës, rrëzimit të Komisioneve Hetimore dhe bllokimit të Reformës Zgjedhore. Deputetët Dhurata Cupi dhe Saimir Korreshi, kanë kundërshtuar sjelljen e mazhorancës dhe e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend. Për këtë shkak ato kanë braktisur mbledhjen e Komisionit pasi kanë shprehur qëndrimin në emër të opozitës.