Debatet për TVSH-në/ Braçe te 'Ekonomia': Pse bujqësia goditet e para, hotelet me 5 yje janë favorizuar me kazinotë! Ministrja: Do hiqen favorizimet dhe për turizmin

22 Nëntor 2021, 13:01

Në diskutimet për paketën fiskalë në Komisionin e Ekonomisë, kishte debate ne lidhje me Projektligjin e TVSH. Duke folur për nenin 1 që parashikon TVSH 10% për inputet bujqësore, deputeti Braçe tha se po goditet bujqësia. Ministrja e Financave Ibrahimaj iu përgjigj duke thënë se është menduar që të hiqen përjashtimet edhe për sektorin e Turizmit. Sipas saj gjithçka është bërë në koordinim me FMN-në. Braçe tha hiqni favorizimin e TVSH-së që keni bërë për hotelet me 5 yje pasi i kanë favorizuar me hapjen e kazinove.