Debatet te Hetimori i Shëndetësisë, Gentian Opre nis dëshminë! Vokshi heq fishat e mikrofonave! PS vijon me pyetjet

9 Tetor 2024, 12:56 | Përditesimi: 9 Tetor 2024, 12:56

Pavarësisht debatit të ashpër për drejtimin e mbledhjes, socialistët po marrin dëshminë e dëshmitarit Gentian Opre pas debateve që zgjatën prej 1 orë e 45 minuta. Vokshi hoqi fishat e mikrofonave dhe thotë se mbledhja është nul, por deputetët e PS vijojnë pyetjet dhe Opre përgjigjet.

Vokshi: S’ka filluar mbledhja, kjo dëshmi është nul. Këto seanca do bëhen kur të jetë edhe opozita, që ne duhet t’i kemi të pranishëm. Kot e ke, nuk regjistrohet asgjë nga dëshmia jote. Për ca po përgjigjesh, je në një mbledhje të paligjshme.

r.k./Shqiptarja.com