Debati i ekspertëve në Studio Live/ Putin kërcënon me luftë Ballkanin?

17 Nëntor 2023, 22:55

Deklarata e fortë e politologut, Kajsiu: Hamasin e ka forcuar Netanyahu. Osmani: Kryeministrin e izraelit e pret gjykimi, do e zgjasë luftën 10 vjet!

Politologu, Blendi Kajsiu bëri një deklaratë të fortë në Studio Live me Arbër Hitajn në Report Tv. Në një lidhje me Skype, Kajsiu tha se Hamasi në Palestinë është forcuar prej politikave që ka ndjekur kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. 

"Benjamin Netanyahu përfaqëson një qeveri të ekstremit të djathtë. Pretendon se mbron interesat e popullsisë së Izraelit, por po prodhon kushtet e një vale të re terrorizmi në të ardhmen që do të rrezikojë jo vetëm palestinezët por edhe vetë popullsinë e Izraelit. Shumica e popullsisë së Izraelit nuk e përkrah Benjamin Netanyahun që është përgjegjësi kryesor për rritjen e Hamasit dhe dështimin e forcave të sigurimit të Izraelit për të mbrojtur popullsinë e tij. Duhet kujtojmë që një nga strategjitë e ekstremit të djathtë në Izrael, jo vetëm e Netanyahut, ka qenë forcimi i Hamasit. Hamasi është forcuar përmes ndihmës që Netanyahu dhe ekstremi i djathtë i ka dhënë për të përccarë auroritetin palestinez, për të eliminuar ccdo mundësi për të krijuar shtetin palestinez", tha Kajsiu.

Sipas Kajsiut, Netanyahu po zhvillon luftën me Hamasin për të mbajtur pushtetin e tij në Tel Aviv. 

"Nuk janë të interesuar për paqe asnjëra nga palët. Qëllimi i përbashkët i të djathtës ekstreme në Izrael me Hamasin është që të mos ketë kurrë paqe midis Palestinës dhe Izraelit. Ekstremi i djathtë në Izrael kërkon të eliminojë krejtësisht Palestinën dhe ekstremi esktrem i Hamasit në Palestinë kërkon të eliminojë Izraelin", tha Kajsiu. 

Për kryetarin e partisë Atdheu, Kreshnik Osmani kryeministri i Izraelit, Netanyahu do ta zgjasë luftën sepse ai e di që e pret gjykimi ashtu si Golda Meir në 1973 shkoi para drejtësisë. 

"Amerikanët kanë thënë për Neë Yorker se zyrtarë izraelitë kanë thënë se Netanyahu ka një plan sekret që lufta të zgjasë deri në 10 vite. Plani i Netanyahut, jo i Bennet që i përket të majtës, është sulmi i veriut të Gazës, transferimi i banorëve në jug të Gazës fillimisht dhe më pas dërgimi në Gadishullin e Sinait dhe shkretëtirën e Akabasë. Më pas nis mësymja në Bregun Perëndimor dhe më pas transferimi i tyre në tokat e Jordanisë. Netanyahu e ka thënë, synojmë shkuljen e Hamasit, heqjen e Gazës nga kontrolli i Hamasit dhe pastrimi nga terrorizmi. Deri tani po pastrohen spitalet. Kanë vdekur 12 mijë njerëz. Katastrofa ka kaluar parametrat e një kasaphane", tha Osmani.  

Ndërsa Genc Sejko, studiues i çështjeve hebraike, tha se Izreali po kryen agresion ndaj popullsisë civile në Gaza.  "Shtetit të Izraelit nuk i intereson paqja. Synimi është asimilimi i komplet territoreve palestineze dhe krijimi i shtetit të Izraelit në kufijtë biblikë të tyre. Nuk duan marrëveshje për krijimin e shtetit palestinez. Ccdo marrëveshje e arritur më parë ose nuk është zbatuar ose janë gjetur mënyra për të panguar që të mos shkohet tek krijimi i një shteti palestinez. Pretendimet e Izraelit janë biblike. Ka patur gjithmonë hebrenj në Jeruzalem, prezenca e tyre ka qenë e pandërprerë, por numrat kanë qenë shumë të vegjël për të krijuar një shtet. Në 1948, pas asaj që kishte ndodhur në Luftën e Dytë Botërore në një farë mënyrë ua detyronte një shtet izraelitëve, por asnjëherë nuk kanë qenë shumicë", tha Sejko.