Debati në ‘Studio Live’/ Shabani: Të ndryshohen emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, jo partizanë! Muça: PR politik për vota

29 Nëntor 2022, 18:45 | Përditesimi i fundit: 2022-11-29 20:35:19

TIRANË- Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani tha se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.