Debati për emigrimin, ekspertët në Report Tv: Duhen rritur pagat e respektohet meritokracia! Studentja apel bashkëmoshatarëve: Qëndroni në atdhe

13 Tetor 2021, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2021-10-13 15:47:21

Në debatin e ditës në Report TV ekspertët e fushave të ndryshme theksuan se emigracioni do ndalet përmes rritjes ekonomike, vlerësimit të punonjësve me pagat e duhura si dhe krijimit të kushteve për zhvillim karriere. Një vajzë e re iu bashkua debatit live duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve që ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.