Debatoi me avokatin e Mediut në gjyq, ish përgjegjësi i depos së armëve në Gërdec nuk flet para medieve: Më lini se jam i çorientuar, më dhemb koka

27 Tetor 2023, 18:36

Veiz Muça, ish përgjegjës në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut se procesi i punës ishte i rrezikshëm. Gjatë dëshmisë së tij ai është kundërshtuar nga avokati i Mediut, Ardian Visha i cili evidentoi se Muça ka dhënë dëshmi kontradiktore, krahasuar me herën e parë. Këtë përballje në seancë ai e ka pasqyruar dhe në dalje të gjyqit ku duket i çorientuar dhe nuk pranon të flasë para medieve.