Dëbora mbulon Korçën, në Dardhë trashësia shkon deri në 25 cm! 7 borëpastruese në terren, kërkohet përdorimi i zinxhirëve

21 Janar 2023, 08:15 | Përditesimi i fundit: 2023-01-21 14:09:56

Në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 cm. Dëborë ka mbuluar gjithashtu pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm.