Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore

12 Janar, 16:01

Si në shumë qytete dhe zona të Shqipërisë, reshjet intensive të dëborës kanë zënë në befasi edhe shoferët në Dibër, veçanërisht ata që kanë përshkuar Qafën e Ulzës.

Mungesa e zinxhirevë dhe gomave dimërore, ka bërë që shumë prej tyre të bllokohen në këtë zonë.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se automjete të shumta janë bllokuar në Qafën e Ulzës për të paktën 1 orë e gjysmë.

Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.

Sa i perkët furnzimit me energji elektrike, një defekt në sistemin 110 kw ka lënë pa drita gjithë Qarkun e Dibrës, me ndërprerje një orëshe.