Dega e PD në Elbasan publikon emrat pro Berishës: 272 delegatë nga 409 do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit

27 Nëntor 2021, 13:09

Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha.