Degët prioritare në rrezik, studenti vjen nga Shkodra për të marrë pjesë në protestën para Ministrisë: Këtë vit asnjë studenti regjistruar për fizikë

30 Nëntor 2022, 12:08

Një grup studentësh kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit për degët që janë në rrezik, pasi kanë një numër shumë të ulët studentësh të regjistruar. Report Tv mori në intervistë një prej tyre, Kolindo Vjerdha, i cili kishte ardhur në këtë protestë nga Shkodra. Për gazetaren Enxhi Musaj, ai tha se mori pjesë për të ngritur edhe zërin e studentëve në Shkodër.