Deklaratat e Paro Laçit në Report Tv për tragjedinë e Otrantos, Erion Braçe: Nuk kishte guxuar kurrkush të thoshte që Berisha ishte fajtor

1 Tetor, 17:56

Deputeti Erion Braçe komentoi dhe deklaratat e ish presidenti të Partizanit Paro Laçi ditën e djeshme në Studio Live ku solli dëshmi tronditëse duke fajësuar Berishën për tragjedinë e Otrantos. Braçe theksoi për Arbër Hitajn se duhen marrë në pyetje aktorët kryesor.

Sakaq, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani, vlerësoi rolin e Bujar Leskajt në qeverinë e Berishës në atë kohë që si ministër nuk firmosi për ndryshimin e destinacionit të terrenit sportiv.

'Mendoj se Laçi dëshmoj për gjëra shumë më të rëndësishme se kjo. Ajo që tha për pëmbytjen në Otrantos është e tmerrshme. Nuk ka guxuar kurrkush ta thotë. Është dëshmitar në vetë të parë. Ashtu siç është Paolo Forresti. Siç ka të tjerë në Itali. Që komunikuan në vijim. Është ngjarje për tu pyetur aktorët kryesor. Sepse janë mbytur fëmijë të vegjël atje në varrezën e madhe të Otrantos.

E para mbi të gjitha nuk dua të komentoj për meritën e çështjes. Jam vënë në dijeni të historisë nga ikona të Partizanit, si një nga tifozat e Partizanit. Është çështje zemre. Të vjen dhe të vënë në dijeni Bejkush Birçe. Vjen me shqetësimin e madhe që është klub historik. Nuk ka klub në Shqipëri që të ketë ndërtuar një strukturë si kjo. Ishte një gjë e tmerrshme. Dhe më pas u vura në dijeni të mësoja dhe më bëri përshtypje që ndryshoi ligji 3 herë për sportin. Një herë me kontributin e Leskaj për të mos lejuar. Duhet t’ia njohim meritën.

Nuk lejoi me ligj ndryshimin e destinacionit të terrenit sportiv. Edhe tek aneksi i Qemal Stafës dhe aneksi i Dinamos. Leskaj nuk lejoi. Ishin shumë aktorë të përfshirë. Nuk lejoi as tjetërsimin e Kinostudios. Ndryshimi i dytë që u zbut dhe i treti që u bë fushë. Jam çuar në parlament, kam marrë përgjigje fyese dhe tallëse. I dola borxhit kur bëra një propozim kur pranova të shkojnë tek ish pronarët por pa lejuar ndryshimin e destinacionit. Dhe u bë ajo ngulje betoni pa kursyer asnjë cm2.'