Dekorimi/ Rexhep Qose: E ndjej veten shumë mirë që ky nderim mu bë në Prishtinë! Rama dhe Kurti të takohen më shpesh

27 Shtator 2021, 14:37

Pas nderimit nga Rama në Prishtinë, profesori Rexhep Qose u shpreh se ndjehej shumë mirë që këtë medalje e merr pikërisht në kryeqytetin e Kosovës.

"E ndjej vetën shumë mirë,. madje i privilegjuar, që Rama më nderoi këtu sot para jush me Yllin e Mirënjohjes Publike, nëj simbol domethënës për historinë tonë kombëtare. Kryeministri Rama është politikani më i suksesshëm në këto 30 vite të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Por Edi Rama nuk është politikan, por edhe intelektual krijues. E ndjej veten shumë mirë dhe i privilegjuar që ky nderim mu bë sot këtu në Prishtinë. E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas këtij takimi mes delegacioneve", tha Qose.