Del nga rruga me motor dhe bie në një kanal, vdes efektivi i policisë në Shkodër! Shkak dyshohet moti i keq

25 Shtator, 10:38

SHKODËR- Nikollë Lekndrejaj, 51-vjeç, efektiv i Forcës Kombëtare të Sigurisë ka ndërruar jetë në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (25 shtator), në fshatin Bardhaj, ku efektivi po udhëtonte me motor dhe si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë e aksidentit efektivin e ka marrë rrjedha e ujit dhe ka humbur jetën.

    No videos found.