DEL VIDEO, Ja si Berisha merr autorësinë e 'Gërdecit': Mediu zbatoi me përpikmëri porositë e mia! Tani po bën ‘prapa kthehu’ pasi ish ministri po shkon drejt burgut

28 Janar 2023, 15:37 | Përditesimi i fundit: 2023-01-28 20:20:21

TIRANË- Pas rreth 1 vit hetime, SPAK ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit. Këto ditë, SPAK do të referojë në Gjykatën e Posaçme dosjen penale në ngarkim të Fatmir Mediut, i cili akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, sipas Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Fillimisht dosja do të verifikohet nga gjyqtari paraprak, i cili vendos për kalimin e dosjes për gjykim, pushimin e çështjes ose kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme. Nëse dosja kalon për gjykim, Fatmir Mediu rrezikon të dënohet, por nuk përjashtohet as mundësia që të shpalljet i pafajshëm. Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, palët ka gjasa që t’i drejtohen Apelit. Do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të vendosë në mënyrë të prerë, nëse Fatmir Mediu do të shkojë në burg apo do të dalë i pafajshëm.