Delvinë/ Banorët prej 1 muaji e gjysmë rrezikojnë jetën në urën e shembur, nis çmontimi i saj! Prefekti Mamaj: Vendoset për 20 ditë

12 Dhjetor 2022, 14:27 | Përditesimi i fundit: 2022-12-12 16:15:01

Forcat gjeniere kanë mbërritur sot në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën e shembur prej 44 ditësh. Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj pohon se ndërhyrja është e vonuar, por çmontimi i urës së shembur dhe montimi i urës së re sipas protokollit do të zgjas 20 ditë.