Delvinë/ Banorët rrezikojnë jetën mbi urën e shembur, 'zvarriten' për ta kaluar: S’çojmë fëmijët në shkollë se na mbyten në lumë

18 Nëntor 2022, 18:24

Rreth 500 banorë të fshatit Vanë në Delvinë kanë mbetur në izolim. Ura mbi lumin e Kalasës u shemb për herë të tretë para dy javësh, ndërsa banorët janë të detyruar të kalojnë në këmbë mbi urën e shembur si e vetmja mënyrë për të dalë nga fshati. Përmes mikrofonit të Report TV apelojnë për ndihmë.