Dëmet nga tërmeti, arrestime dhe rindërtim

16 Janar 2020, 14:55

TIRANE-Mes 31 të arrestuarve nga 42 urdhër arreste që lëshoi prokuroria e kryeqytetit për dosjen e tërmetit është edhe biznesmeni Gerti Çalliku. Ky i fundit është një emër i njohur, i lakuar shumë herë në vitin 2013-15, pasi ndërtoi kompleksion “Jon” në “Ujin e Ftohtë” në Vlorë, të njohur ndryshe edhe si pallati i vjehrrit të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Biznesmeni Çalliku, administrator i kompaninë “GBA-Studio”, ndërtoi kompleksin “Jon” të rrëzuar me tritol në 17 dhjetor 2013.

Çalliku njihet që ka lidhje të forta me Xhuvi Sharxhin, ky i fundit bashkëpronar në kompleksion “Jon” me Xhaver Isufin, vjehrrin e kreut të PD Lulzim Basha. Çalliku ka ndërtuar edhe disa pallate në Tiranë, ndërsa mbrëmjen e djeshme u prangos nga policia. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e emisionit 'Repolitix' u shpreh se Çalliku është shumë afër me familjen e Lulzim Bashës dhe personi kryesor mes të arrestuarve. 

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv